Politike

Shifrat e INSTAT/ Braçe: E kam thënë që në 2018, ndryshoni TVSH që të mos humbi akoma më shumë bagëti

Ai gjithashtu ka theksuar se kjo gjë ka ardhur për shkak të ndryshimit të TVSH-së për bujqësinë, gjë që të cilën e ka paralajmëruar në vitin 2018.

27 Qershor 2022, 20:14 Nga I.A
Shifrat e INSTAT/ Braçe: E kam thënë që në 2018,
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar shifrat që ka publikuar INSTAT mbi blegtorinë në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Braçe shkruan se që nga viti 2018 ka ulje drastike të numrit të kafshëve të buta. Ai gjithashtu ka theksuar se kjo gjë ka ardhur për shkak të ndryshimit të TVSH-së për bujqësinë, gjë që të cilën e ka paralajmëruar në vitin 2018.

Postimi i Braçes:

65 MIJE LOPE ME PAK NGA 31 DHJETOR 2018! 250 MIJE DELE DHE 100 MIJE DHI ME PAK NGA 31 DHJETOR 2018! 131 MIJE TONE QUMESHT ME PAK NGA 31 DHJETOR 2018! INSTAT KA PUBLIKUAR TE DHENAT E BLEGTORISE PER VITIN 2021! Shikoni, e urrej te them “JU PATA THENE”; POR REZULTON E PROVUAR GJITHCKA, MADJE KETE HERE ME TE DHENA NGA VETE MINISTRIA E BUJQESISE!

Ne nentor 2018, kur ndryshoi TVSH PER BUJQESINE, ju thashe e ne fund edhe ika nga KOMISIONI I EKONOMISE, ne Kuvend per tre ore me rradhe u mundova te bindja per ta ndaluar PASOJEN, kete qe e keni me lart ne shifra! NUK DEGJOI KUSH! Po tani? Do vijoni me “e fryn Erioni se nuk eshte keshtu situata”? A KA VLERE FJALA NE KETE VEND? NESE KA, NDRYSHONI TVSH PER BUJQESINE QE TE MOS HUMBIM AKOMA ME BAGETI, AKOMA ME USHQIM! Duhet prodhuar ne vend, duhet bere tani!

INSTAT ka publikuar ditën e sotme shifrat për bujqësinë dhe blegtorinë në vend. Sipas hsifrave të INSTAT, që nga viti 2018 kemi 65 lopë më pak, 100 mijë dhi më pak si dhe rreth 250 mijë dele më pak.

erion braçe instat

Sondazh

Poll