Aktualitet

Aksident i trefishtë në Lezhë-Laç, dy persona në gjendje të rëndë, nisen drejt Traumës

Mësohet se janë përplasur tre automjete, konkretisht një furgon mallrash me dy mjete të tjera.

27 Qershor 2022, 17:26 Nga F.M
Aksident i trefishtë në Lezhë-Laç, dy persona në
Momenti i aksidentit ne Lezhë-Laç

LEZHË- Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ndodhi në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Markatomaj. Mësohet se janë përplasur tre automjete, konkretisht një furgon mallrash me dy mjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur 3 persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata janë nisur drejt spitalit të Traumës për të të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

lezhe-lac aksident ne lezhe

Sondazh

Poll