Aktualitet

EMRAT/ Kush janë zvdrejtorët e arrestuar dhe efektivët e pezulluar pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan

Efektivët e pezulluar janë Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. 

27 Qershor 2022, 19:03 Nga F.M
EMRAT/ Kush janë zvdrejtorët e arrestuar dhe efektivët e
Pjerin Xhuvani

ELBASAN- Albert Nushi dhe Nikollaq Palla janë dy zëvendësdrejtorët e Policisë së Shtetit që janë vënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Një vit më parë, Nushi ishte nënëdrejtor policie në Elbasan dhe kamerat e filmuan teksa largohej me vrap pas përplasjes me armë. Efektivët e pezulluar janë Dedjon Duraku, Pëllumb Bicaku, Erjon Balla, Erjon Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. 

Kjo lëvizje vjen vetëm dy javë pasi u rindërtua skema e vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Për tu marrë në dëshmi është planifikuar edhe deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Ky I fundit ishte personi që ngriti SMV-të (Struktura për Mbrojtjen e Votës) nga PD-ja. Pjerin Xhuvani u vra më 21 prill 2021. Në pranga për këtë krim është vënë Arbër Paplekaj që ishte pjesë e SMV-së. Të plagosur në këtë ngjarje mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë).

albert nushi pjerin xhuvani vrasja e pjerin xhuvanit nikollaq palla dedjon duraku pellumb bicaku erjon balla erjon mecja donald dedja besmir kadiu

Sondazh

Poll