Aktualitet

Helmimi i 50 personave në Kukës, nisin hetimet për ujin, mostrat dërgohen në laborator

Gjithashtu bëhet me dije se po punohet për të marrë deklarimet e mjekëve, të cilët nuk kanë njoftuar në organet e rendit, në lidhje me këtë situatë.

27 Qershor 2022, 18:13 Nga F.M
Helmimi i 50 personave në Kukës, nisin hetimet për ujin, mostrat
Foto Ilustruese

KUKËS- Policia e Kukësit ka nisur hetimet pas helmimit të 50 personave në Kukës. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Grupi hetimor i ngritur së bashku me specialistët e ISHSH Kukës, ka marrë mostra të ujit tek depoja qendore dhe në banesat e qytetarëve në të cilat ka patur ndotje uji, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të ndotjes. Gjithashtu bëhet me dije se po punohet për të marrë deklarimet e mjekëve, të cilët nuk kanë njoftuar në organet e rendit, në lidhje me këtë situatë.

Njoftimi i policisë: 

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës, pas publikimit të videove në rrjetet sociale, me pamje nga rubinetat e ujit të pijshëm në fshatin Shtiqen, që dyshohet të jetë i ndotur, kanë nisur menjëherë hetimet për këtë rast. Shërbimet e Policisë kanë marrë kontakt me specialistët e ujësjellësit të cilët kishin dijeni për ndotjen, dhe më pas kanë shkuar në Spitalin Rajonal Kukës, ku kanë konstatuar një numër të lartë personash nga disa fshatra të Kukësit, që janë paraqitur me siptoma helmimi.

Grupi hetimor i ngritur së bashku me specialistët e ISHSH Kukës, ka marrë mostra të ujit tek depoja qendore dhe në banesat e qytetarëve në të cilat ka patur ndotje uji, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të ndotjes. Po punohet për të marrë deklarimet e mjekëve, të cilët nuk kanë njoftuar në organet e rendit, në lidhje me këtë situatë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ndotjes së ujit dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të personave përgjegjës.

Prej tre ditësh në Kukës është raportuar për helmim masiv. 50 qytetarë janë shtruar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Dyshimi kryesor ra mbi ujin e pijshëm. Kryebashkiaku Safet Gjici u shpreh se uji i pijshëm nuk ka asnjë problem, por që është përzier me atë të kanaleve dhe rrjedhimisht është ndotur e ka helmuar qytetarët. 

kukes helmim masiv ne kukes

Sondazh

Poll