Aktualitet

Të burgosurit në Hagë: Jemi këtu duke menduar për të mirën e Kosovës

27 Qershor 2022, 17:20 Nga I.A
Të burgosurit në Hagë: Jemi këtu duke menduar për
Shqiprim Arifi

HAGË- Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka vizituar tre krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës. Pas takimit, Arifi përmes një video ka shprehur shqetësimin për padrejtësitë që po bëhen me procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së. Arifi ka thënë se UÇK-ja është boshti dhe themeli, pa të cilën nuk do të kishte shtet.

“Konsiderojmë se do të lirohen sa më shpejt dhe atë të në formë të pafajshëm dhe të kthehen në vendlindjet e tyre dhe në familjet e tyre. Deri atëherë shpresojmë që gjykata merr parasysh kërkesat e shumta, të cilat në mënyrë institucionale janë drejtuar këtu që të mbrohen në liri. Unë kam qenë shumë i befasuar me pozitivitetin e të tri vëllezërve që janë këtu, siç është Kadri Veseli, apo edhe ish-presidenti Thaçi, por edhe baca Kup, i cili u gëzoheshin për shëndetin e mirë, por edhe kanë dhënë fjalë pozitive. Një nga fjalët që më ka mbetur nga të tretë në mendje është që ‘ne gjendemi në burg, por mendojmë pozitivisht edhe të mirën e gjithë kombit’. Por, edhe një nga fjala e ish-kryeparlamentarit ishte ‘gajlen e Preshevës e kam si gajlen e Mitrovicës”, ka thënë ai.

Pas vizitës, Arifi tha se është me shpresë që udhëheqësit e UÇK-së, do të lirohen dhe do të dalin të pafajshëm.

shqiprim arifi kosova ne hage

Sondazh

Poll