Aktualitet

FOTOT-Brenda burgut të nimorenëve në Kavajë, djemtë sistemojnë librat, nisin procesin e rehabilitimit

27 Qershor 2022, 16:18 Nga F.M
FOTOT-Brenda burgut të nimorenëve në Kavajë, djemtë
Të miturit në burgun e Kavajës

KAVAJË- Të miturit e dënuar në Institutin e të Miturve në Kavajë kanë nisur aktivitete të ndryshme për riintegrimin e tyre në shoqëri. Në një postim të bërë nga vetë instituti shihen të miturit që rregullojnë librat në bibliotekën e tyre. Të ndihmuar edhe nga stafi, djemtë duket se po rehabilitohen pas dënimit që kanë marrë.

 “Aktivitetet edukuese janë pjesë e pandalshme në Institutin e të Miturve Kavajë. Inventarizimi dhe sistemimi i librave në bibliotekën tonë jo vetëm rrit dhe ndërgjegjëson ndjenjën e punës por mbi të gjitha ndikon në edukimin nëpërmjet librit. Ky proces u realizua nga djem në bashkëpunim dhe me stafe të institucionit tonë,”- thuhet në postimin e Institutit që publikon edhe pamjet.

Instituti i të Miturve Kavajë është ndërtuar nga fondet e Bashkimit Evropia dhe hapi dyert në tetor të vitit 2009. Aty trajtohen minorenë të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale, nga 14-18 vjeç.

instituti i miturve ne kavaje kavaje burgu i te miturve ne kavaje

Sondazh

Poll