Aktualitet

VIDEO/ “Marklen Haka refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë”, gazetarja jep detajet

Klodiana Lala tha se Haka mendon se ka ende mundësi rrugëdalje, prandaj dhe nuk ka pranuar që tregojë emrat se kush e ka qëlluar në dy atentatet që i janë bërë.

27 Qershor 2022, 15:08 Nga k.m.
VIDEO/ “Marklen Haka refuzon statusin e bashkëpunëtorit të
Marklen Haka

TIRANË- Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala bëri të ditur sot se Marklen Haka ka refuzuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ajo tha në emisionin “Pikat mbi I” se Haka mendon se ka ende mundësi rrugëdalje, prandaj dhe nuk ka pranuar që tregojë emrat se kush e ka qëlluar në dy atentatet që i janë bërë.

“Marklen Haka i mbijetoi një atentati të dytë të mirëorganizuar në Nikël. Ai thotë shumë për botën e krimit, sidomos në një vend si Nikla ku edhe policia e ka të vështirë të hyjë. Haka nuk e pranoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Mendon Akoma se ka një rrugëdalje. Zheji tha që kriminelët që vendosin të pendohen e bëjnë për dy arsye: E para se duan të shmangin një dënim maksimal dhe së dyti duan të shpëtojnë familjen. Kur Hakës iu ofrua statusi, njeriu që ia ofroi i tha: keni një vëlla të vrarë dhe një baba të moshuar, nuk keni asnjë gjë për të humbur. Ai nuk pranoi të nxirrte emrat. Nuk e bëri këtë gjë se realisht mendon se ka një rrugëdalje. Mendoj se do të jetë sërish në shënjestër,"-u shpreh Lala.

Marklen Haka nuk është emër i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi më herët është dënuar më armëmbajtje pa leje të një pushke, ndërsa është akuzuar edhe për vrasje. Ngjarja për të cilën i riu këmbëngul se nuk është i përfshirë është ajo e ekzekutimit të një biznesmeni në Tiranë në 2011, mbas sulmit vdekjeprurës që i mori jetën Nadien Zenelit.

marklen haka

Sondazh

Poll