Aktualitet

Tragjike në Dibër, 15-vjeçari mbytet në lumin Drin, polumbarët vihen në kërkim të trupit

E ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

27 Qershor 2022, 15:43 Nga F.M
Tragjike në Dibër, 15-vjeçari mbytet në lumin Drin,
lumi Drin

DIBËR- Një 15-vjeçar ka humbur jetën në lumin Drin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dibër këtë mesditë. I mituri ka qenë duke u larë në lumë, kur e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të adoleshentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

lumi drin diber

Sondazh

Poll