Aktualitet

U arrestuan pas rrëfimeve të Dumanit, GJKKO lë në burg 6 të prangosurit nga "Plumbi i artë"

Petrit e Agron Qoli, Elvis Çaushllari, Adrian Uzuni, Fotos Gosa e Gentjan Sharra depozituan kërkesën për një masë më të butë sigurie, por GJKKO e rrezoi atë.

27 Qershor 2022, 16:25 Nga F.M
U arrestuan pas rrëfimeve të Dumanit, GJKKO lë në burg 6
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani

TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg gjashtë të arrestuarit nga operacioni “Plumbi i artë”. Petrit e Agron Qoli, Elvis Çaushllari, Ardian Uzuni, Fotos Gosa e Gentjan Sharra depozituan kërkesën për një masë më të butë sigurie, por GJKKO e rrezoi atë dhe i la sërish në masën “arrest e burg”.

Të gjashtë u arrestuan pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj. Gjatë operacionit “Plumbi i artë” u lëshuan 32 masa sigurie, ku 9 prej tyre u ekzekutuan në burgje, 9 persona u arrestuan ndërsa 14 të tjerët janë ende në kërkim.

14 PERSONAT NË KËRKIM:

1.Eljo (Ervis) Bitri,

2.Festim Qoli,         

3.Alban Bengasi,

4.Ervis Martinaj,

5.Elvin Merlika

6.Alket Xhixha

7. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

8.Agron (Kamber) Mehja,

9. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

10. Talo Çela,

11. Agim Gjini,

12.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

13. Florenc Çapia

14. Abedin Mama (Dine Çami)

plumbi i arte nuredin dumani gentian sharra petrit qoli agron qoli elvis caushllari ardian uzuni

Sondazh

Poll