50-vjeçari u pickua nga merimanga e zezë, QSUT: E kemi antidotin, por vendosin mjekët kur ia japin
Në reagimin zyrtar të QSUT-së, mësohet se pacienti është shtruar dje në orën 21:20 dhe se antidotin e kanë në gjendje në farmacinë e spitalit.
TIRANË- Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ka reaguar për rastin e pacientit që është pickuar nga merimanga e zezë. Në reagimin zyrtar të QSUT-së, mësohet se pacienti është shtruar dje në orën 21:20 dhe se antidotin e kanë në gjendje në farmacinë e spitalit. Por kanë vendosur vetë që të mos e injektojnë tek pacienti, të paktën akoma jo.
Sqarim i QSUT:
Nisur nga lajmi i dalë në disa media për një qytetar që është pickuar nga merimanga e zezë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron se: Pacienti H.K, me diagnozë “Pickimi nga merimanga e zezë”, është paraqitur ne Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në dt. 25.06.2022 në orën 21:20. Pasi ka kryer konsultë me mjekun toksikolog, është shtruar në Shërbimin e Toksikologjisë dhe i’u nënshtrua egzaminimeve laboratorike dhe testeve të nevojshme, sipas protokollit.
Sqarojmë se, Farmacia e QSUT disponon antidotin antivenine lactrodectus tredecimgutates dhe përdorimi i tij përcaktohet nga mjekët, pasi ka kritere rigoroze, për shkak të riskut shumë të lartë të reaksionit deri në shock anafilaktik. Aktualisht pacienti është në gjendje të stabilizuar nën mbikqyrje mjekësore ku vazhdon mjekimin sipas protokollit mjekësor.
Ndërkohë që pacienti ka një ditë i shtruar, ende nuk dihet se kur do t'ja injektonë antidotin, ndërsa shtojnë se i shtruari është në gjendje të stabilizuar.
Sondazh
DETAJI PREKËS! Tragjedia në Berat, nëna po i jepte shpejt makinës, djali me vigon në krah
BERAT- Detaje të reja janë bërë me dije nga tragjedia e ndodhur në Berat, ku si pasojë e një aksidenti kanë ndërr...
TRAGJEDIA në Berat, policia: Nëna humbi kontrollin e mjetit, vdes bashkë me fëmijën
Makine BERAT- Nëna humbi kontrollin e mjetit tip 'Benz' e më pas përfundoi në lumë. Kështu deklaron policia në njoftimin...
Tragjedi në Berat, makina përfundoi në lumë, vdes nëna bashkë me fëmijën 6-vjeçar
Pamje nga vendi i ngjarjes BERAT- Tragjedi në Berat, makina përfundoi në lumë, vdes nëna bashkë me fëmijën 6-vje&cc...
VD-Mjeti me nënën e fëmijën në ujë, dalin pamjet nga Berati, vendi ku humbën jetën nënë e bir
Pamje nga vendi i aksidentit në Berat BERAT- Dalin pamjet e para nga vendi ku ndodhi tragjedia në Berat. Siç duket nga pamjet e siguruara ...
Vrasjet që tronditën vendin, Lala: Pse u ekzekutuan Sadikaj dhe “Maneci”? Kishin informacione
Klodiana Lala Emisioni “Pikat mbi i” kanë trajtuar sot temën e vrasjet e fundit që kanë tronditur vendin. Analisti Art...
Aksident në Berat/ Makina bie në lumë, shpëtohet fëmija, s'dihet gjendja e të ëmës
Foto ilustruese BERAT- Aksident në Berat, makina bie në lumë. Pasi kanë dëshmuar aksidentin, ka pasur një ndërhyrje eme...
Harta e re gjyqësore/ Olsian Çela jep dakordësinë: Është nevojë emergjente
Olsian Cela TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka dhënë dakordësinë për hartën e re gjyqë...
VD-Helmim masiv në Kukës, Gjici: S’ka probleme me ujin e pijshëm, u përzie me atë të vaditjes
Safet Gjici KUKËS- Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka reaguar pas rasteve të shtuara në urgjencën e ëytetit me shenja he...
Kontrabandë nafte në Kapshticë/ Në pranga një person, nën hetim 2 policë dhe një doganier
Dogana e Kapshtices KORÇË- Tre inspektorë të pikës kufitare të Kapshticës janë proceduar penalisht pasi ësht...
Sherri në Shëngjin/ Dedës i rrëzuan gruan, me lopatë goditi 2 vëllezërit Marku, njëri përfundoi në spital
Ambulanca SHËNGJIN- Hapësirat për vendosjen e shezlongeve u bë shkak i konfliktit që la pas një të plagosur në Sh&e...
