Aktualitet

TRAGJEDIA në Berat, policia: Nëna humbi kontrollin e mjetit, vdes bashkë me fëmijën

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”.

27 Qershor 2022, 14:55 Nga A.B
TRAGJEDIA në Berat, policia: Nëna humbi kontrollin e mjetit, vdes
Makine

BERAT- Nëna humbi kontrollin e mjetit tip 'Benz' e më pas përfundoi në lumë. Kështu deklaron policia në njoftimin zyrtar pas tragjedisë që ndodhi ditën e sotme në Berat, ku humbën jetën nënë e bir. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”. Nëna dhe fëmija 6-vjeçar humbën jetën së bashku. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

vdesin nene e bir ne berat

Sondazh

Poll