Bota

Të frymëzuar nga OnlyFans, një grup ukrainasesh shesin foto nudo për të mbledhur fonde për forcat e armatosura të Ukrainës

Themeluesja e saj, Nastassia Nasko, tha se ndihet krenare që ka gjetur një mënyrë unike për të ndihmuar Ukrainën. Disa ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, ajo kishte postuar në Twitter duke pyetur nëse dikush me një makinë mund të ndihmonte në evakuimin e një të njohuri nga Kharkiv, një nga qytetet e para të Ukrainës që u rrethua nga trupat ruse.

27 Qershor 2022, 15:47 Nga d.a.
Të frymëzuar nga OnlyFans, një grup ukrainasesh shesin foto nudo
Foto Ilustruese

UKRAINË- Një grup ukrainasesh po shet fotot nudo të tyret në internet për të mbledhur para për trupat e vendit të tyre. Projekti, i quajtur "TerOnlyFans", ka mbledhur tashmë më shumë se 700,000 dollarë që nga marsi.

Sipas Insider, Themeluesja e saj, Nastassia Nasko, tha se ndihet krenare që ka gjetur një mënyrë unike për të ndihmuar Ukrainën. Disa ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, ajo kishte postuar në Twitter duke pyetur nëse dikush me një makinë mund të ndihmonte në evakuimin e një të njohuri nga Kharkiv, një nga qytetet e para të Ukrainës që u rrethua nga trupat ruse.

Kur askush nuk iu përgjigj asaj, 23-vjeçarja postoi në Twitter, me gjysmë shaka, se do t'i dërgonte një foto nudo kujtdo që mund ta ndihmonte. Brenda pesë minutave, ajo kishte më shumë se 10 mesazhe në inbox. Pasi ajo i dërgoi një foto nudo të vetes një burri që ofroi ndihmë, e njohura e saj u largua në mënyrë të sigurtë nga Kharkiv.

Përvoja ndezi një ide dhe disa ditë më vonë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Nasko dhe shoqja e saj, Anastasiya Kuchmenko, lansuan "TerOnlyFans". Projekti ka një model të ngjashëm me OnlyFans, platforma sociale e bazuar në pajtim, e cila është bërë një mënyrë fitimprurëse për krijuesit e përmbajtjeve të rritur për të fituar para.

Por në TerOnlyFans, paratë shkojnë drejtpërdrejt në ushtrinë ukrainase, në vend të krijuesve. Tre muaj më vonë, grupi ka mbledhur më shumë se 700,000 dollarë, tha Nasko për Insajderin.  Shumica e donacioneve shkojnë për Mbrojtjen Territoriale të Ukrainës, megjithëse Nasko tha se projekti kishte dërguar gjithashtu disa para për organizatat e refugjatëve ose strehimit të kafshëve.

Që nga fillimi i faqes në internet, 35 gra dhe tre burra, shumica e të cilëve janë me bazë në Ukrainë, janë regjistruar për të dërguar fotografi tek donatorët. Vetëm 10 prej tyre kanë pasur përvojë të mëparshme me OnlyFans, ndërsa të tjerët i thanë Nasko se donin të dilnin vullnetarë për të ndihmuar Ukrainën.

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Nasko vendosi të largohej nga Kievi dhe u transferua në një apartament në Varshavë, Poloni, ku menaxhon TerOnlyFans së bashku me punën e saj me kohë të plotë si menaxhere marketingu në një kompani esports.

nastassia nasko lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll