Art&Argëtim

Këngëtari kolumbian flet për gjendjen e Shakirës pas ndarjes nga Pique: Ajo është e trishtuar

Vives i cili publikoi këngën La Bicicleta në bashkëpunim me këngëtaren në vitin 2016, pranoi se Shakira kohët e fundit nuk ka qenë mirë.

27 Qershor 2022, 10:33 Nga j.c
Këngëtari kolumbian flet për gjendjen e Shakirës pas ndarjes
Carlos Vives dhe Shakira

KOLUMBI- Kantautori kolombian, Carlos Vives, ka konfirmuar se Shakira po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes së saj nga futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique. Vives i cili publikoi këngën La Bicicleta në bashkëpunim me këngëtaren në vitin 2016, pranoi se Shakira kohët e fundit nuk ka qenë mirë.

"Ajo është e trishtuar. Ajo po kalon një kohë shumë të vështirë,”-tha Vives.

Sipas Marca, Vives nuk foli rreth thashethemeve mbi divorcin e Shikës dhe Piques. Edhe pse Shakira është mikesha e tij dhe Pique e tradhëtoi, Vives kishte vetëm fjalë të mira për të thënë për futbollistin. Pique u pa në Londër përpara Wimbledonit, ndërkohë që sipas disa raportimeve thuhet se ai theu telefonin e një reporteri pasi ky i fundit u përpoq ta fotografonte atë.

shakira gerard pique carlos vives

Sondazh

Poll