Art&Argëtim

“Lashë inxhinierinë, dhe vazhdova aktrimin pa dijeninë e prindërve”, Bujar Kapexhiu: Ishte një moment i trishtueshëm për familjen

Gjatë bisedës Bujar Kapexhiu rrëfeu se në fillim ai nisi studimet për inxhinieri, si një dëshirë kjo e prindërve të tij, ndërkohë që donte aktrimin.

26 Qershor 2022, 22:30 Nga I.A
“Lashë inxhinierinë, dhe vazhdova aktrimin pa dijeninë e
Bujar Kapexhiu

TIRANË- Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar regjisori i njohur Bujar Kapexhiu, i cili foli për jetën e tij profesionale dhe familjare. Gjatë bisedës Bujar Kapexhiu rrëfeu se në fillim ai nisi studimet për inxhinieri, si një dëshirë kjo e prindërve të tij, ndërkohë që donte aktrimin.Ndaj kur ai përfundoi vitin e parë, dha konkursin dhe u pranua për të vazhduar studimet për aktor.

Regjisori zbuloi se la studimet për inxhinieri dhe vazhdoi aktrimin, duke mos u treguar prindërve për 2 vite, “Ishte një moment i trishtueshëm për familjen, por më vonë u kënaqen se të gjithë shokët e mi që mbaruan për inxhinieri i dërguan në veri, ndërsa mua më mbajtën në Tiranë”.

Bujar Kapexhiu kujtoi momente shumë të bukura nga karriera e tij e gjatë dhe e suksesshme, duke filluar nga momenti kur filloi punë në Teatrin e Tiranës si regjisor përballë kolosëve të mëdhenj e duke vazhduar me pjesëmarrjen në Festivalin e 11 si prezantues apo edhe se si u bë pjesë e filmave shqiptarë jo vetëm si regjisor por edhe si aktor.

Bujari rrëfeu se pas Festivalit të 11 e dërguan për riedukim dhe fatmirësisht nuk hyri në burg. Ai tregoi se gjatë kohës që punonte si punëtor, ai nuk bënte asnjë aktivitet tjetër pasi e dinte që ndiqej, ndaj shmangte çdo dalje. Regjisori dhe bashkëshortja e tij janë prindër të një vajze, e cila jeton në Qipro, dhe një djali, i cili jeton në Bruksel. “Jemi shumë të lumtur”, tha ai.

bujar kapexhiu

Sondazh

Poll