Aktualitet

Trafikonin drogë në Itali, arrestohet dy shqiptarët. Tentuan t’i largoheshin Policisë

29 Korrik 2019, 14:03 Nga DOSJA
Trafikonin drogë në Itali, arrestohet dy shqiptarët. Tentuan

ITALI- Dy shqiptarë në Itali kanë rënë në pranga, pasi akuzohen si trafikant droge. Sipas mediave në vend mësohet se të arrestuarit janë Reiz Datja dhe Indrit Turshilla.

Të dy shqiptarët janë në moshë të re dhe arrestimi i tyre është bërë në zonën e Kasatrës. Ata kanë qenë duke lëvizur me makinë dhe gjatë një kontrolli rutinë, policët urdhëruan një makinë tip Opel Corsa që të ndalej.

Shoferi, në vend se të ndalonte, ka rritur shpejtësinë, duke u larguar. Pas kësaj, karabinierët kanë ndjekur makinën dhe kanë mundur të arrestojnë dy shqiptarë pranë një karburanti. Dy pasagjerë të automjetit u bllokuan, ndërsa 2 të tjerët kanë mundur të ikin me vrap nëpër fushat dhe fshatrat përreth.

Gjatë kontrollit në makinë, policia gjeti sende të vjedhura dhe drogë të llojit marijuanë. Të arrestuarit u dërguan në burg në Santa Maria Capua Vetere.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet dy shqiptaret indrit turshilla policia italiane reiz datja trafiku i droges arrestohet dy shqiptaret indrit turshilla policia italiane reiz datja trafiku i droges

Sondazh

Poll