Aktualitet

'Abuzohet me shitjen'/ Konfindustria: Qytetarëve u vidhet 5-8% të naftës, benzinës dhe gazit

Konfindustria paralajmëron se pasoja të rënda i shkaktohen buxhetit të shtetit, duke ditur se 60% e cmimit të karburanteve janë taksa dhe tatime.

27 Qershor 2022, 09:43 Nga A.B
'Abuzohet me shitjen'/ Konfindustria: Qytetarëve u vidhet 5-8%
Nafta

TIRANË- Rritja e çmimeve të karburanteve në Shqipëri është shqetësimi që ka shprehur Konfindustria. Përmes një reagimi zyrtar, Konfindustria e quan problematike dhe shumë shqetësuese abuzimit që po bëhet me shitjen e karburanteve ndaj bizneseve dhe qytetarëve. Ata bëjnë të ditur se nafta dhe benzina grabitet ndaj qytetarëve jo më pak se 5% për gazin e lëngshëm e jo më pak se 8% të sasisë së shitjes. Për konfindustrinë, pasoja të rënda i shkaktohen buxhetit të shtetit, duke ditur se 60% e çmimit të karburanteve janë taksa dhe tatime.

REAGIMI I KONFINDUSTRISË:

Konfindustria shpreh shqetësimin për problematikat me abuzimet në volumet e shitjes së karburanteve për bizneset dhe qytetarët. Shërbimi i kontrollit të metrologjisë së pikave të karburantit është dhënë me koncesion të tipit PPP, duke e bërë tërësisht të paqartë sesi mund të kontrollohen ligjërisht abuzimet në rastin në fjalë.

Shqetësimet kanë ardhur në shtim sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2022, që i përket edhe rritjes së fortë të cmimit të karburanteve. Abuzimet me volumet e tregëtura janë të ndjeshme për të gjitha llojet e karburanteve dhe vecanërisht në tregëtimin e gazit të lëngshëm.

Sipas vlerësimeve të tërthorta krahësuese me vendet fqinje llogaritet, se për naftën dhe benzinën grabitja në volume mund të arrijnë në jo më pak se 5% dhe për gazin e lëngshëm jo më pak se 8% të sasisë së shitjes. Duke patur parasysh se tregu i karburanteve në Shqipëri qarkullon të paktën 1,5 miliard $, kosto e bizneseve dhe qytetarëve shtohet në dhjetra milion euro/vit. Gjithashtu, pasoja të rënda i shkaktohen buxhetit të shtetit, duke ditur se 60% e cmimit të karburanteve janë taksa dhe tatime.

Çmimi i naftës në Shqipëri ka shkuar në 258 lekë/litri. Gazi ka shkuar në 83 lekë/litri nga 86 lekë/litri që ishte ndërsa çmimi i benzinës do të shitet me 239 lekë/litri.

konfindustria abuzimet me shitjet e karburanteve

Sondazh

Poll