Aktualitet

Robert Budina i përgjigjet Sorecës: Iu kam kërkuar takim, situata është kritike, jo e politizuar

29 Korrik 2019, 12:53 Nga DOSJA
Robert Budina i përgjigjet Sorecës: Iu kam kërkuar takim, situata

TIRANË- Regjisori Robert Budina i ka renditur ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, arsyet pse nuk e sheh të politizuar debatin për Teatrin Kombëtar.

Budina shprehet se qeveria duhet të respektojë artistët dhe të mos i sulmojë brenda teatrit.

Ndër të tjera, regjisori i rendit ambasadorit gjashtë arsye pse nuk është dakord me të, duke i kërkuar një takim, pasi sipas tij, situata është shumë kritike.

Postimi i plotë i Robert Budinës: 

Nuk jam dakord me ju. Nuk është e politizuar situata.

E dyta, qeveria duhet të respektojë artistët, të presë.

E treta, të mos i sulmojë brenda Teatrit Kombëtar.

E katërta, me ju kemi kërkuar një takim dhe duhet të takohemi sepse situata është shumë kritike.

E pesta, minimumi që mund të bëjë qeveria, përpara se të fillojë tenderin, i cili është i paligjshëm, duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse kemi gjysmën e popullit që nuk është i përfaqësuar.

E gjashta, ne kemi filluar aktivitetin  në Teatrin Kombëtar, po bëjmë rikonjicionin, informacionet e qeverisë nuk janë të sakta. Teatri nuik rrezikon dhe ne kemi hapur festivalin për mbrojtjen e Teatrit ku do të vijnë artistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe z.Placido që na mbështet.

Nuk doja që të hapja asnjë polemikë, doja thjesht të komunikoja.

Ne do t’i zgjidhim me maturi, ashtu si 1 vit e gjysëm ne kemi bërë vetëm protestë paqësore dhe jemi investuar tre orë në ditë për të fituar demokracinë në Shqipëri, të cilën do ta realizojmë.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Basha ka nënshkruar me artistët një marrëveshje ku theksohet se Teatri Kombëtar do të shpallet monument kulture. Nga ana tjetër Rama dhe Veliaj shfaqen të vendosur se kjo godinë do të shembet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet luigi soreca ngujimi te teatri robert budina shermbja e teatrit kombetar luigi soreca ngujimi te teatri robert budina shermbja e teatrit kombetar

Sondazh

Poll