Politike

Berisha: Drejtori i kufirit ka vjedhur 2.7 mln euro donacione nga Frontex! Çuçi mbyll hetimin

Sali Berisha ka publikuar mesazhin e denoncuesit që shkruan se drejtjtori i Departamentrit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj ka kryer shkelje në punën e tij.

26 Qershor 2022, 12:36 Nga k.m.
Berisha: Drejtori i kufirit ka vjedhur 2.7 mln euro donacione nga Frontex!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim në drejtim të Ministrisë së Brendshme, ku akuzon për përvetësimin e 2.7 milionë eurove nga kompania Frontex. Në postimin e bërë në rrjetet e tij sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e denoncuesit që shkruan se drejtjtori i Departamentrit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj ka kryer shkelje në punën e tij. Madje denoncuesi, i cili punon si specialist në të njëjtin departament, shkruan se hetimi i nisur ndaj Merkaj është mbyllur me urdhër. Këtë urdhër, po sipas tij, e ka dhënë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Ministri i familjes Çuçi mbyll vjedhjen sepse u vodh bashkarisht!

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital: Pershendetje i nderuar Doktor Berisha jam nje specialist i Departamentit te kufirit dhe migracionit. Doktor ka abuzime te tmerrshme ne policine e shtetit me vjedhjet qe ju behet eurove te dhena nga Fronteks.....

Drejtori Eduart Merkaj i ka bere si ka dash 2.7 miljon euro qe jane dhene per policine kufitare shqiptare. Ka bere hetim dhe SHKB dhe auditi i ministrise dhe shkeljet jane evidentuar por jane te gjithe te perfshire per ta mbyllur si afere me porosi te Ministrit. Ju lutem anonim...dokument per keto qe them jane ne Drejt e Pergj, te Policise, SH.K.B etj dhe vazhdon vjedhja....

eduart merkaj blendi cuci sali berisha

Sondazh

Poll