Bota

Sulmet me raketa trondisin Kievin, Klitschko: Po evakuohen banorët nga ndërtesat përreth

Aktualisht ende nuk ka të dhëna të menjëhershme për shkakun e shpërthimeve apo nëse ka viktima por raportohet se në banesat përreth po evakuohen banorët.

26 Qershor 2022, 07:37 Nga d.a.
Sulmet me raketa trondisin Kievin, Klitschko: Po evakuohen banorët nga
Shperthime ne Kiev

UKRAINË- Disa shpërthime ndodhën herët të dielën në lagjen Shevchenkivskiy të kryeqytetit ukrainas, Kiev, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Aktualisht ende nuk ka të dhëna të menjëhershme për shkakun e shpërthimeve apo nëse ka viktima por raportohet se në banesat përreth po evakuohen banorët.

Ekipet e ambulancës dhe ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendngjarje. Informacion më të detajuar, më vonë. Banorët janë duke u shpëtuar dhe evakuuar nga dy ndërtesa”, tha Klitschko.

Distrikti historik, një nga qendrat e Kievit, është shtëpia e një grupi universitetesh, restorantesh dhe galerish arti. AFP raportoi se shpërthimet ndodhën rreth orës 6:30 të mëngjesit me orën lokale, gjysmë ore pasi sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytet, i cili nuk është nën bombardimet ruse për gati tre javë.

Një punonjës i AFP-së në kompleksin rezidencial që u godit, dëgjoi një zhurmë të fortë që i parapriu shpërthimeve.

lufta ukraine-rusi shperthime ne kiev

Sondazh

Poll