Politike

'Je më ylli nga të gjithë Hasije'/ Rama takohet me shqiptaren në Austri, gruaja: Jam krenare që takova kryetarin

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Austri. Ai është takuar me një shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

25 Qershor 2022, 13:08 Nga DOSJA
'Je më ylli nga të gjithë Hasije'/ Rama takohet me
Edi Rama

AUSTRI- Kryeministri Edi Rama është takur me një shqiptare të Maqedonisë së Veriut në Austri. Takimin, kreu i qeverisë e ka filmuar dhe ndarë në rrjetin social 'Instagram'. Rama shkëmben batuta me gruan e cila quhet Hasije. Kjo e fundit shprehet shumë krenare dhe e lumtur që u takua me Ramën. 

Edi Rama: Jam këtu me kancelarin austriak dhe me Hasijen. Me kancelarin sapo mbaruam me Hasijen sapo u takuam, më përshëndeti shqip. Kur e pyeti gazetari nga je me origjinë nga Shqipëria apo nga Kosova, jo i tha jam nga Maqedonia e Veriut se ne jemi shqiptarë gjithandej. 

Gruaja: Jam e lumtur që u takova me kryetarin. Jam krenare që e vetmja shqiptare në Austri jam takuar me kryetarin

Edi Rama: Ka dhe shqiptare të tjera që janë taku me mu. Nga këto të Maqedonisë së Veriut ti je më ylli nga të gjithë Hasije. I përshëndesim të gjithë nga Hasija dhe nga unë.

edi rama rama ne austri

Sondazh

Poll