Aktualitet

Alarm në Japoni, humb USB-ja me të dhënat personale të 465 mijë personave

CNN shkruan se USB-ja përmbante të dhënat personale të 465,177 personave që janë të regjistruar dhe jetojnë në Amagasaki.

25 Qershor 2022, 18:58 Nga F.M
Alarm në Japoni, humb USB-ja me të dhënat personale të 465
Japoni

JAPONI- Një USB me të dhëna personale të mbi 465 mijë personave, përfshirë numrat e llogarive bankare ka humbur në Japoni duke vënë vendin në alarm.

Denoncimin e ka bërë një punonjës administrate që ka deklaruar se ka humbur një çantë brenda të cilës ndodhej edhe USB-ja me të dhënat. CNN shkruan se USB-ja përmbante të dhënat personale të 465,177 personave që janë të regjistruar dhe jetojnë në Amagasaki.

USB-ja ka emrat, adresat, datat e lindjes dhe numrat e llogarisë bankare. Ende nuk dihet se sip o vijojnë hetimet për gjetjen e USB-së me të dhënat personale.

japoni

Sondazh

Poll