Politike

Integrimi/ Ambasadorja Kim takim me DASH: Do flasim për Ballkanin Perëndimor

Kim shkruan se në fokus të takimit do të jenë prioritetet në Ballkanin Perëndimor si dhe bashkëpunimi rajonal dhe integrimi i vendeve.

24 Qershor 2022, 21:18 Nga I.A
Integrimi/ Ambasadorja Kim takim me DASH: Do flasim për Ballkanin
Ambasadoret

 

TIRANË- Ambasadorët amerikanë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë do të takohen me krerët e Departamentit të Shtetit këtë javë. Këtë gjë e ka bërë të ditur ambasadorja amerikane në vend, Yuri Kim me anë të një postimi në Twitter. 

Kim shkruan se në fokus të takimit do të jenë prioritetet në Ballkanin Perëndimor si dhe bashkëpunimi rajonal dhe integrimi i vendeve.

“Ambasadorët do të takohen me drejtuesit e Departamentit të Shtetit këtë javë për të diskutuar prioritetet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, më të rëndësishme se kurrë”, shkruan Yuri Kim.

 

yuri kim ambasadoret amerikan takim me dash

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2022, 19:56 k.m.

RCC prezanton Balkan Barometër 2022

Majlinda Bregu BRUKSEL- Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal prezantoi sot në Bruksel të dhënat e Balkan Barometer 2022& SecuriMet...