Politike

VETO-ja e Bullgarisë/ Ish-kryeministri Berisha: Rama shpërtheu në sharje prej ordineri! U diktua nga padroni i tij Vuçiç

Sali Berisha shprehet se dje Rama shpërtheu në sharje për veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, por shton se nuk ishte reagimi i tij. Sipas

24 Qershor 2022, 22:48 Nga k.m.
VETO-ja e Bullgarisë/ Ish-kryeministri Berisha: Rama shpërtheu në
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një koment në rrjetet sociale në lidhje me reagimin e kryeministrit Edi Rama në Bruksel pas bllokimit të negociatave nga vetoja e Bullgarisë. Në reagimin e tij, Berisha shprehet se dje Rama shpërtheu në sharje për veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, por shton se nuk ishte reagimi i tij. Sipas kryedemokratit, Rama u nxit nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

“Vuçiç ndërseu Ramën si sharës për t’u hakmarrë ndaj Bullgarisë për dështimin e vizitës së Lavrovit në Beograd. Miq, dje Edi Rama, vasali Serbomadhit Vuçiç, në një skandal të vërtetë diplomatik, shpërtheu në sharje prej ordineri ndaj Bullgarisë për veton e saj për Maqedonine e Veriut. Duket se përdorimi i gjuhës të padenjë ndaj një vendi mik, Ramës i’u diktua nga padroni i tij, Vuçiç. E tëra kjo si hakmarrje primitive të këtij të fundit ndaj Bullgarisë për shkak të bllokimit të hapesirës ajrore nga ky vend anëtar i NATO-s për avionin e ministrit të Jashtëm rus, Lavrov dhe për pasojë, dështimit të vizitës së tij në Beograd. Dënoj me ashpërsinë më të madhe sjelljen e padenjë të Edi Ramës dhe keqpërdorimin e tij si sharës me porosi nga padroni i tij, Aleksandër Vuçiç,”- shkruan Berisha.

Dje, Kryeministri Edi Rama e quajti Bullgarinë turp gjatë samitit të BE në Bruksel për shkak të heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Pas mbarimit të samitit, Rama u përplas me Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë. 

edi rama sali berisha samiti i brukselit

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2022, 19:56 k.m.

RCC prezanton Balkan Barometër 2022

Majlinda Bregu BRUKSEL- Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal prezantoi sot në Bruksel të dhënat e Balkan Barometer 2022& SecuriMet...