Politike

Kandidatët për kryetarë të PS në 61 bashki, Ahmetaj: Kush bezdiset nga ankesat, s'është për këtë punë

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nuk la pa përmendur arritjet e mazhorancës si taksat, përballjen me pandeminë dhe çmimet e larta.

24 Qershor 2022, 21:49 Nga k.m.
Kandidatët për kryetarë të PS në 61 bashki, Ahmetaj:
Arben Ahmetaj

SARANDË- Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka premtuar se qeveria do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve për të dëgjuar hallet e tyre. Në Asamblenë e Zgjeruar Socialiste të Bashkisë Sarandë në kuadër të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesëve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit, Ahmetaj tha se qeveria është e përgatitur për t’u përballur me cdo sfidë.

“Sot që flasim 104 mijë biznese paguajnë zero taksë. Kjo sepse kryeministri vetë ka thënë se biznesin nuk e shohim si lopë për ta mjelë. Ne duhet të jemi krenarë që kemi bërë për vendin dhe qytetarët. Ky vend meriton më shumë, ndaj vëmendja tek reformat është e përditshme. Kjo mazhorancë, kjo qeveri ishte një nga vendet që siguroi vaksinat, e kam parë vetë duke lypur derë më derë…Politikat e qeverisë për të mbështetur qytetarët dhe sipërmarrjen shpëtuan 500 mijë vende pune. Kjo qeveri ka bërë atë që nuk është bërë ndër vite. Në të gjithë botën është rritur çmimi, këtu nuk është rritur për qytetarët dhe biznesin e vogël,”- tha Ahmetaj.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj nuk la pa përmendur arritjet e mazhorancës si taksat, përballjen me pandeminë dhe çmimet e larta, ndërsa shtoi se çdo përfaqësues mazhorance që bezdiset nga qytetarët, nuk është për punë.

“Kjo është PS dhe çdo ditë e mandatit të tretë të jetë serioze. Zgjedhjet lokale duhet t’i kalojmë me sukses për ti dhënë komuniteteve figurat që meritojnë. Çdo përfaqësues i kësaj mazhorance që bezdiset nga një ankesë e një qytetari nuk është për këtë punë,”-shtoi ai.

 

arben ahmetaj

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2022, 19:56 k.m.

RCC prezanton Balkan Barometër 2022

Majlinda Bregu BRUKSEL- Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal prezantoi sot në Bruksel të dhënat e Balkan Barometer 2022& SecuriMet...