Politike

7 Korriku/ Thirrja e Berishës: Shqipëria proteston në Tiranë, qeveritarët po ju mashtrojnë

Sali Berisha ka bërë thirrje për bashkim në protestën e 7 korrikut.

25 Qershor 2022, 10:43 Nga A.B
7 Korriku/ Thirrja e Berishës: Shqipëria proteston në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje ditën e sotme për pjesmarrje në protestën e 7 korrikut. Në thirrjen e drejtuar qytetarëve shqiptarë, Berisha thotë se në atë datë, e gjithë Shqipëria do të protestojë në Tiranë.

'Protesta po vjen! Më 7 Korrik, Shqipëria proteston në Tiranë. sb'- shkruan Berisha në postimin e bërë publik ditën e sotme në rrjetin e tij social 'Facebook'. 

Po ashtu, kreu i PD-së, ka ndarë një fragment nga fjala e tij në Kuvendin e Shqipërisë, aty ku shprehet se qytetarët shqiptarë po mashtrohen nga qeveritarët. 

'Ja pse të gjithë do të protestojmë më 7 Korrik! sb'- është fjalia me të cilën Berisha shoqëron videon e ndarë në 'Facebook'.

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2022, 19:56 k.m.

RCC prezanton Balkan Barometër 2022

Majlinda Bregu BRUKSEL- Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal prezantoi sot në Bruksel të dhënat e Balkan Barometer 2022& SecuriMet...