Politike

SHBA: Të fillojnë sa më shpejt negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Për Uashingtonin, besueshmëria e perspektivës së zgjerimit të BE-së është jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

24 Qershor 2022, 23:09 Nga I.A
SHBA: Të fillojnë sa më shpejt negociatat me Maqedoninë e
DASH

SHBA- Qeveria e SHBA-së ka mbajtur qëndrim për pasigurinë rreth fillimit të bisedimeve të para-anëtarësimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, pas samitit të dështuar BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel këtë javë. Për Uashingtonin, besueshmëria e perspektivës së zgjerimit të BE-së është jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Besojmë se besueshmëria e perspektivës së zgjerimit të BE-së është jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, kanë thënë sot për MIA nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ata theksuan se vazhdojnë të mbështesin fillimin sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në samitin Ballkani Perëndimor-BE dje në Bruksel, kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski hodhi poshtë të ashtuquajturin propozim francez në të cilin draft versioni i hapjes së negociatave, çështjet bilaterale mes dy vendeve - Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, vendosen si një kusht në procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkim Evropian.

dash samiti i brukselit

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2022, 19:56 k.m.

RCC prezanton Balkan Barometër 2022

Majlinda Bregu BRUKSEL- Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal prezantoi sot në Bruksel të dhënat e Balkan Barometer 2022& SecuriMet...