Aktualitet

Nuk i ndaloi policisë në Qafë-Thanë pasi kishte 3 kg drogë me vete, arrestohet 41 vjeçari në Elbasan

23 Shkurt 2019, 10:40 Nga DOSJA
Nuk i ndaloi policisë në Qafë-Thanë pasi kishte 3 kg

Nga policia është arrestuar një 41-vjeçar pasi është kapur me 3 kg hashash. 41-vjeçari me iniciale E. Ç, nuk iu është bindur punonjësve të Policisë në Qafë Thanë, të cilët më pas janë vënë në ndjekje të tij dhe është arrestuar në qytetin e Elbasanit 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E.Ç, 41 vjeç, banues në Delvinë.

Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në Qafë-Thanë, nuk iu është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar, të cilët më pas janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë kapjen dhe ndalimin e E.Ç., në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku gjatë kontrollit të mjetit në bagazh, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 kg droge arrestohet 41-vjeçari elbasan 3 kg droge arrestohet 41-vjeçari elbasan

Sondazh

Poll