Aktualitet

Shpërndante drogë në shkolla, arrestohet 32-vjeçari në Lushnjë

23 Shkurt 2019, 08:29 Nga DOSJA
Shpërndante drogë në shkolla, arrestohet 32-vjeçari

Në prangat e policisë së Lushnjës ka rënë një 32-vjeçar me iniciale M.B pasi akuzohet se shpërndante drogë në shkolla. 

32-vjeçari u arrestua në flagrancë në ambientin përreth shkollës pasi u kap me disa doza lëndë narkotike. 

Njoftimi i policisë:

Shpërndante lëndë narkotike në shkolla, Patrulla e Policisë Lushnje kap në flagrancë autorin.

Sekuestrohen disa doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bën arrestimin e shtetasit:

M.B, 32 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientin përreth shkollës u kap me disa doza lëndë narkotike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 32-vjeçari m.b arrestim lushnje 32-vjeçari m.b arrestim lushnje

Sondazh

Poll