Aktualitet

Dhunimi i mjekut në QSUT/ Manastirliu ‘urdhër’ spitaleve: Ndryshojnë oraret e vizitave, merrni masat

23 Shkurt 2019, 08:49 Nga DOSJA
Dhunimi i mjekut në QSUT/ Manastirliu ‘urdhër’ spitaleve:

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka firmosur sot urdhrin  për të ndryshur regjimin e vizitave në spitalet shtetërore. Në bazë të urdhërit, vizitat e familjarëve do të zhvillohen vetëm 2 herë në ditë.

“Regjimi i ri është i unifikuar, pra në çdo spital universitar, rajonal apo bashkiak, janë përcaktuar orare fikse të vizitave të familjarëve dhe është ndaluar prezenca e familjarëve në Urgjenca, përvec rasteve kur kërkohet nga mjeku. Konkretisht, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00 – 13:00 dhe mbasdite nga ora 17:00 -19:00. Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00 – 12:00 dhe 18:00 – 19:00. Këto orare do të jenë të afishuara në çdo hyrje spitali dhe pavione.”, thuhet në njoftim.

Sipas urdhrit të ministres, përgjegjësia për zbatimin e rregullores së re është mbi spitalet në rang vendi.

“Spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake do të marrin masa të vendosin disiplinimin dhe rregullin në shërbimet e urgjencës, duke mos lejuar prezencën e personave të pa-autorizuar që nuk marrin shërbim shëndetësor, duke krijuar ambjente te posaçme për pritjen e familjarëve dhe komunikimin me mjekët, por nuk do të lejojnë familjarë në ambjente ku ofrohet shërbimi i urgjencës. Përjashtim bën rasti kur mjeku vlerëson praninë e një familjari.”, theksohet më tej në njoftim.

Ndryshimi i rregullores për vizitat në spitale vjen dy javë pas dhunimit në QSUT të mjekut infeksionist, Gentian Stroni. (Lexo ketu), Stroni u dhunua nga një qytetar, i cili kishte një familjar të shtruar në QSUT. Pas dhunimit, reagoi menjëherë policia që bëri arrestimin, si edhe ministria që njoftoi se do të kishte ndryshime në Kodin Penal, ku të përfshihej edhe kanosja për shkak të detyrës.

(J.V/F.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunimi i mjekut gentian stroni ogerta manastriliu vizitat ne spitale dhunimi i mjekut gentian stroni ogerta manastriliu vizitat ne spitale

Sondazh

Poll