Aktualitet

Nga hero në dhunues, kush është zjarrfikësi që u arrestua sot në Tiranë (Emri+Foto)

23 Shkurt 2019, 09:11 Nga DOSJA
Nga hero në dhunues, kush është zjarrfikësi që u

TIRANË- Ditën e sotme, policia e Shtetit njoftoi se është arrestuar një nga inspektorët e Zjarrfikëses në kryeqytet pasi ka ushtruar dhunë në familje, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për Lorenc Hatian, pjesë e repartit të Zjarrfikëses.

Hatia nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Dy vite më parë, në 16 mars 2017, kur Biblioteka Kombëtare u përfshi nga flakët, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj publikoi foton e tij, si një nga heronjtë që mori pjesë në shpëtimin e pasurisë kombëtare që ndodhej në këtë godinë.

Postimi i Veliajt:

Njoftimi i policisë:

SHÇBA arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, L.H., për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”.
Arrestimi u krye pasi në mënyrë sistematike, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.
Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA. Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes. Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(J.V/F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet zjarrfikesi dhune ne familje erion veliaj lorenc hatia zjarri tek biblioteka kombetare arrestohet zjarrfikesi dhune ne familje erion veliaj lorenc hatia zjarri tek biblioteka kombetare

Sondazh

Poll