Aktualitet

Temperatura nën zero dhe reshje shiu, ditët e ftohta i rikthehen vendit

23 Shkurt 2019, 06:24 Nga DOSJA
Temperatura nën zero dhe reshje shiu, ditët e ftohta i rikthehen

Temperaturat e larta do të largohen për disa ditësh. Sipas parashikimeve 3-4 ditët e ardhshme do të jenë të ftohta. 

Sipas Meteolab temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie drastike ku vlerat minimale në zonat malore zbresin rreth 10°C nën zero

“Sonte pas mesnatës, masa ajërore të Rrethit Polar do të zbresin deri poshtë në Ballkan duke përfshirë dhe territorin shqiptar. Rrjedhimisht, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie drastike ku vlerat minimale në zonat malore zbresin rreth 10°C nën zero. Po ashtu, temperatura shumë të ulëta do të shënohen edhe në Ultësirën Perëndimore ku zona të vecanta do të shënojnë 2-3°C nën zero . 

Rënia vijon edhe të dielën ndërsa të hënën, pritet rritje e lehtë e temp. Rritja do të vijojë me 2-3°C edhe të martën ndërsa pas të mërkurës, temperaturat rriten ndjeshëm duke vijuar të larta edhe 10-ditëshin e parë të muajit mars 2019.

Tabloja e reshjeve: gjatë fundjavës priten reshje të pakta dhe të izoluara në Veri dhe zonat Qendrore por reshje të dobëta dhe lokalisht mesatare do të sjellë e shtuna në Jug të vendit. Si pasojë e temp. të ulëta, reshjet do jenë dëbore në zonat malore (aty ku do ketë reshje) por rrezikohen edhe disa zona të ulëta, nga flokë të përkohshëm dëbore.”, thuhet në njoftim. 

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti reshje shiu temperatura nën zero moti reshje shiu temperatura nën zero

Sondazh

Poll