Aktualitet

Moti i keq/ Pasagjerët ngelen brenda tragetit, s’zbresin dot në Bari

23 Shkurt 2019, 08:57 Nga DOSJA
Moti i keq/ Pasagjerët ngelen brenda tragetit, s’zbresin dot në

ITALI, BARI-Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë gjatë orëve të fundit, ka shkaktuar probleme me udhëtimet nga Durrësi në Bari. Tragetet janë nisur mbrëmë nga brigjet tona por nuk kanë mundur të ankorohen në portin e Barit për shkak të erës së fortë. 

Dosja.al mëson se pasagjerët ndodhen brenda në tragete në det dhe nuk kanë mundur të zbresin në tokën italiane.  Për arsye të erës së fortë kapiteneria ka ndaluar hyrjen-dalje e mjeteve në portin e Barit. Mësohet se forca e erës është 35 milje/orë, ndërsa forca e detit shkon deri në 8 ballë duke pamundësuar lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

Mediat italiane raportojnë për këtë situatë deti i stuhishëm dhe era e fortë kanë sthyrë një anije tregtare turke larg bregdetit.

“Anija ishte në tranzit nga Ortona, Abruzzo, ndaj Turqisë. Ujërat e detit shërbyen si një pengesë midis anijes dhe bregdetit duke e bllokuar atë. Ushtarët e Gardës Bregdetare të kryeqytetit ndërhynë menjëherë. “, raportojnë nga media italiane. 

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, temperaturat janë ulur dhe reshjet e dëborës vijojnë  të bien në disa zona. (Lexo këtu)

(J.V/F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet era e forte moti i keq nisja e trageteve porti i barit era e forte moti i keq nisja e trageteve porti i barit

Sondazh

Poll