Aktualitet

Plagosje me thikë në Paskuqan, autori i dëmton edhe mjetin, arrestohet 65-vjeçari

Sherr me thika mes dy 65-vjeçarëve në Paskuqan.

25 Qershor 2022, 09:48 Nga A.B
Plagosje me thikë në Paskuqan, autori i dëmton edhe mjetin,
Policia

TIRANË- Një sherr mes dy personave në Paskuqan ka përfunduar deri në plagosje. Policia informon se personi me inicialet R.K, 65-vjeç ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij e më pas i ka dëmtuar edhe mjetin. I plagosuri mori lëndime nga sulmi ndaj është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta. Policia ka vënë në pranga autorin i cili do të akuzohet për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

NJOFTIMI I POLICISË:

R. K., 65 vjeç, banues në Paskuqan, për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta". Shtetasi R. K., për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin M. M. Gjatë konfliktit 65-vjeçari e ka goditur shtetasin M. M me mjet prerës, dhe i ka dëmtuar mjetin, me sende të forta.

plagosje ne paskuqan paskuqan

Sondazh

Poll