Aktualitet

Si u rikthye Sunny Hill në Prishtinë? Përparim Rama: Bashkëpunuam që ta kemi edhe këtë vit

Përparim Rama deklaroi se nuk është dashur që të vonohen për lëshimin e lejeve për mbajtjen e këtij festivali.

25 Qershor 2022, 09:12 Nga A.B
Si u rikthye Sunny Hill në Prishtinë? Përparim Rama:
Perparim Rama

PRISHTINË- Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se si është rikthyer festivali “Sunny Hill” në kryeqytet. Ai tha për 'T7' se ishte bashkëpunimi mes Prishtinës, Ministrisë së Kulturës dhe festivalit “Sunny Hill” që ka mundësuar rikthimin e festivalit në kryeqytet.

“Ka qenë një bashkëpunim mes Prishtinës, Ministrisë së Kulturës dhe ‘Sunny Hill’. Së bashku kemi vendosur që duhet që Prishtina ta ketë Sunny Hill festivalin edhe këtë vit”, tha Rama.

Po ashtu, ai shtoi se nuk është dashur që të vonohen për lëshimin e lejeve për mbajtjen e këtij festivali.

“Ka pasë për fat të keq gjana që unë gjithmonë them që ne duhet të punojmë përtej këtyre partive politike për të mirën e kryeqytetit. Kjo ka qenë që mos me pasë nevojë të vonohen gjanat për përfitime të vogla, po duhet të mendojmë për gjana madhore, për një periudhë më të gjatë”.

Pas një debati gati dyjavor mes Tiranës dhe Prishtinës në lidhje me organizimin e festivalit "Sunny Hill" në Shqipëri. Ishin vetë organizatorët që vendosën transferimin e festivalit në Tiranë pas një përplasjeje me autoritetet kosovare për dhënien me koncesion 99-vjeçar të tokës ku do të zhvillohej "Sunny Hill". Akuzat përfshinë politikën ku nuk munguan reagimet nga të dyja palët. Tashmë ngërçi është zgjidhur dhe festivali do të mbahet në të dy kryeqytetet, ku fillimisht në Prishtinë do të zhvillohet në ditët e para të gushtit dhe në Tiranë do të zhvillohet një "line up" në fund.

perparim rama sunny hill ne prishtine sunny hill ne tirane

Sondazh

Poll