Sport

44-vjeçari Jon Uriarte, zgjidhet presidenti i 33-të i Athletic Bilbaos

Biznesmeni nga Bilbao bëhet presidenti i ri i klubit ‘bardhekuq’ me 46.71% të votave, ndërsa rivalët e tij Arechabaleta grumbulluan 33,72% dhe Barkala me 18,13% të votave

25 Qershor 2022, 06:22 Nga DOSJA

44-vjeçari Jon Uriarte, zgjidhet presidenti i 33-të i Athletic

SPANJE - Jon Uriarte Uranga dje u bë presidenti i tridhjetë e tretë në historinë e Athletic. Biznesmeni dhe sipërmarrësi nga Bilbao mundi Iñaki Arechabaleta dhe Ricardo Barkala në votime. Kandidati më i ri nga të tre, që mori pjesë në zgjedhjet e ‘bardhekuqve’, sapo kishte mbushur 44 vjeç, do të zëvendësojë Aitor Elizegi, paraardhësin e tij që mori detyrën tre vjet e gjysmë më parë.

Nga 40257 anëtarë, të drejtën e tyre për të votuar e ushtruan 22689 vetë, që përfaqësonin një pjesëmarrje prej 56,36%. Uriarte grumbulloi 10,979 vota (46,71%), Iñaki Arechabaleta 7,927 (33,72%) dhe Ricardo Barkala 4,262 (18,13%).

Kreu i ri i Athletic e filloi fushatës së tij zgjedhore me bilbilin e fundit të ndeshjes së fundit të sezonit mes Athleticos dhe Sevillas në Pizjuán. Uriarte nuk pati shumë kohë për të mbledhur firmat që do të vërtetonin kandidaturën e tij, por edhe kështu, me një kontabilist origjinal virtual, ai fitoi mbështetës derisa ia kaloi qartë Arechabaletës dhe Barkala. 

Me pak fjalë, Athletic përjetoi një ditë intensive zgjedhore dje. Familja bardhekuq tregoi preferencat e saj kur zgjodhi zëvendësuesin e Elizegi. Uriarte tashmë është president, por siç thuhet shpesh në botën e futbollit, e vështirë nuk është të mbërrish, por të qëndrosh.  Ai ka katër vjet për të menaxhuar me stilin e tij të veçantë.

44-vjeçari Jon Uriarte, zgjidhet presidenti i 33-të i Athletic

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll