Politike

Amnistia fiskale, Kaso: Operacion kriminal pastrimi parash të pista

Me anë të një postimi në Facebook, Kaso shkruan se nuk ka pasur emigrantë që donin të dërgonin nga 30 000 £ në vend, por ka pasur "hallexhinj" të tjerë.

24 Qershor 2022, 21:04 Nga I.A
Amnistia fiskale, Kaso: Operacion kriminal pastrimi parash të pista
Ivi Kaso

TIRANË- Eksperti i çështjeve ligjore në Partinë Demokratike Ivi Kaso ka reaguar në lidhje me amnistinë fiskale. Me anë të një postimi në Facebook, Kaso shkruan se nuk ka pasur emigrantë që donin të dërgonin nga 30 000 £ në vend, por ka pasur "hallexhinj" të tjerë. Ai gjithashtu ka shkruar se ky është një operacion kriminal me pastrim parash të pista, në projektim e zbatim, që në asnjë vend të botës së tretë e jo më në një vend që aspiron të hapë negociatat për anëtarësim nuk ndodh.

Postimi i Plotë:

Ja pra që nuk e paska patur për emigrantët që donin të dërgonin 30 000 £ në Shqipëri e gjoja s'mund ta bënin lehtësisht, por e paska patur për ata "hallexhinjtë" e tjerë... vëllain, motrën, shokun, mikun, shoferin, dashnoren e kujtdo që është pasuruar nëpërmjet krimit e korrupsionit e paskan hallin e madh se si do legalizojnë nga 2 mln € pasuri për kokë. Hall i madh s'ke ç'thua por veç për këto lloj hallesh mendon kjo maxhorancë mbasi s'la hall tjetër pa ju lëshuar në shpinë shqiptarëve! Operacion më kriminal pastrimi parash të pista nuk besoj se mund të ketë, në projektim e zbatim, as në ndonjë vend të botës së tretë e jo më në një vend që aspiron të hapë negociatat për anëtarësim. Shuplakë fytyrës MONEYVAL-it që na ka shpallur tashmë "delja e zezë" e Evropës dhe çdo naivi që ka ndonjë iluzion mbi drejtimin që ka marrë ky vend.

 

ivi kaso

Sondazh

Poll

Politike 24 Qershor 2022, 19:56 k.m.

RCC prezanton Balkan Barometër 2022

Majlinda Bregu BRUKSEL- Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal prezantoi sot në Bruksel të dhënat e Balkan Barometer 2022& SecuriMet...