Sport

Milan, shaka e bujshme në merkato! Prej tetë muajsh e kishte mbyllur marrëveshjen, por Botman përfundon në Angli

asi ishin në kontakt për rreth tetë muaj dhe pothuajse e kishin mbyllur marrëveshjen, Milan tani duhet t'i thotë lamtumirë Sven Botman

24 Qershor 2022, 20:19 Nga DOSJA

Milan, shaka e bujshme në merkato! Prej tetë muajsh e kishte mbyllur

ITALI- Pasi ishin në kontakt për rreth tetë muaj dhe pothuajse e kishin mbyllur marrëveshjen, Milan tani duhet t'i thotë lamtumirë Sven Botman. Mbrojtësi i Lille ishte objektivi kryesor i kampionëve të Italisë në mbrojtje, por e ardhmja e tij do të jetë Premier League.

Siç raporton Sky Sport, në fakt, Lille dhe Newcastle tashmë kanë arritur një marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit holandez, mbi bazën e rreth 45 milionë eurove (përfshirë bonuset). Gianlucadimarzio.com shkruan:

"Tani, edhe lojtari është i bindur. Tani për tani klubet po përgatisin kontratat për të përcaktuar të gjithë marrëveshjen: mbyllja përfundimtare pritet të bëhet në mbrëmje".

E.Ç (Dosja.al)

botman lille milan

Sondazh

Poll