Sport

Lazio mund të bëhet 'me krahë', gjiganti i pijeve energjike dëshiron klubin, ja përgjigja e parë e Lotitos

Ditët e fundit po qarkullon një lajm që të gjithë tifozët e Lazios e kanë mirëpritur. Grupi Red Bull, gjiganti global i pijeve energjike është interesuar për Lazion

24 Qershor 2022, 19:08 Nga DOSJA

Lazio mund të bëhet 'me krahë', gjiganti i pijeve

ITALI- Ditët e fundit po qarkullon një lajm që të gjithë tifozët e Lazios e kanë mirëpritur. Grupi Red Bull, gjiganti global i pijeve energjike është interesuar për Lazion, madje duke i dhënë një ofertë shumë të favorshme presidentit të klubit Claudio Lotito, por ky i fundit e ka kthyer mbrapsht ofertën. Elmar Bergonzini, gazetari pranë klubit të Lazios e ka pohuar një fakt të tillë.

"Në Itali, Lazio, pavarësisht vështirësive me indeksin e likuiditetit, është një klub shumë tërheqës: ka një bilanc solid, është ekipi i kryeqytetit, gjithashtu do të të jetë e lehtë për të përfituar sa më shumë prej saj.

Ka një kërkesë nga Red Bull – tregon gazetari – që siç e dinë të gjithë tashmë ka investuar në ekipe të ndryshme si Leipzig, Salzburg, Nju Jork dhe Bragantino në Brazil. Besoj se kjo kërkesë, me një ofertë të mundshme rreth 350/360 milionë si propozim fillestar nga Red Bull për të testuar terrenin dhe për të verifikuar ekzistencën e marzheve të negociatave, megjithatë i është kthyer dërguesit nga drejtuesit e lartë të klubit". Përfundon gazetari.

E.Ç (Dosja.al)

lazio lotito

Sondazh

Poll