Bota

Ministria ruse e mbrojtjes: 2000 trupa ukrainase janë të rrethuar në Donbas

Ukraina po regjistron 200 deri në 300 krime lufte të kryera nga forcat ruse

24 Qershor 2022, 14:11 Nga d.d

Ministria ruse e mbrojtjes: 2000 trupa ukrainase janë të rrethuar

Lufta ne Ukraine

UKRAINË- Ministria ruse e mbrojtjes, ka njoftuar se ka rrethuar deri në 2000 trupa ukrainase në rajonin e Donbasit.

Sipas The Guardian, zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov tha se forcat e saj kishin "izoluar plotësisht" një grup njësish ukrainase pranë Hirske, e cila ndodhet në qytetin lindor të Severodonetsk. Ai tha gjithashtu se 41 ushtarë ukrainas ishin dorëzuar vullnetarisht në 24 orët e fundit.

"Fatkeqësisht, që nga sot, i gjithë distrikti Hirske është i okupuar. Ka disa beteja të parëndësishme lokale që po zhvillohen në periferi, por armiku ka hyrë," tha kreu komunal i Hirske, Oleksiy Babchenko.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 121.Ukraina po regjistron 200 deri në 300 krime lufte të kryera nga forcat ruse në territorin e saj çdo ditë.

lufta ukraine-rusi oleksiy babchenko

Sondazh

Poll