Bota

Lavrov: BE dhe NATO po krijojnë një koalicion për të luftuar kundër Rusisë

Duke komentuar anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE, Lavrov tha se BE-ja nuk është një bllok ushtarako-politik, prandaj, ndryshe nga NATO, zhvillimi i marrëdhënieve të saj me vendet e tjera nuk krijon ndonjë kërcënim apo rrezik për Rusinë.

24 Qershor 2022, 14:12 Nga j.c
Lavrov: BE dhe NATO po krijojnë një koalicion për të luftuar
Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov pretendoi ditën e sotme se BE dhe NATO po mbledhin një "koalicion" për t’u përgatitur për një luftë me Rusinë.

“Bashkimi Evropian, së bashku me NATO-n, po mbledh një lloj koalicioni modern për të luftuar, në thelb, një luftë me Federatën Ruse”- tha Lavrov.

Duke komentuar anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE, Lavrov tha se BE-ja nuk është një bllok ushtarako-politik, prandaj, ndryshe nga NATO, zhvillimi i marrëdhënieve të saj me vendet e tjera nuk krijon ndonjë kërcënim apo rrezik për Rusinë.

Sipas CNN, Lavrov në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku tha gjithashtu se Rusia e ka kuptuar thelbin e sjelljeve agresive të vendeve “armiqësore”.

Këshilli Europian i dha Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidaturës në BE të enjten në një përpjekje për të treguar mbështetje për të dy vendet përballë agresionit rus. Peskov theksoi se është thelbësore që një vendim për këtë çështje të mos ndikojë më tej në marrëdhëniet e Rusisë me dy vendet apo bllokun europian.

"Për ne është thelbësore që të gjitha këto procese të mos sjellin më shumë probleme për ne dhe për marrëdhëniet e vendeve të sipërpërmendura me ne. Dhe se kjo nuk çon në një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve tona me BE-në,”-tha ai.

Komentet e Peskov vijnë pas komenteve të presidentit rus Vladimir Putin i cili tha të premten e kaluar se Rusia "nuk ka asgjë kundër" hyrjes së Ukrainës në BE pasi është vendimi i tyre për t'u bashkuar me një bllok ekonomik.

dmitry peskov

Sondazh

Poll