Bota

Heqja e Vetos nga Bullgaria, ministri i Maqedonisë së Veriut: Do shohim qëndrimin e Francës

Osmani është shprehur se se qëndrimet janë dërguar në Presidencën franceze dhe se në periudhën e ardhshme duhet parë se çfarë zgjidhje do të vijë prej andej.

24 Qershor 2022, 14:18 Nga A.B
Heqja e Vetos nga Bullgaria, ministri i Maqedonisë së Veriut: Do
Bujar Osmani

MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar për herë të parë pas lajmit se Kuvendi i Bullgarisë do të votojë propozimin e qeverisë franceze për heqjen e vetos. Osmani është shprehur se se qëndrimet janë dërguar në Presidencën franceze dhe se në periudhën e ardhshme duhet parë se çfarë zgjidhje do të vijë prej andej.

“Pas këtij vendimi të parlamentit bullgar dhe qëndrimit tonë të prezantuar dje zyrtarisht dhe publikisht nga kryeministri Kovaçevski, dhe më parë edhe nga presidenca franceze, do të shohim se çfarë qasje do të ketë Presidenca franceze”

Kuvendi në Bullgari do të votojë sot propozimin e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për të arritur në një zgjidhje të ngërçit me veton ndaj Maqedonisë së Veriut

kuvendi i bullgarise bujar osmani

Sondazh

Poll