Bota

Hailey Bieber paditet për shkelje të markës tregtare pas lançimit të produkteve për fytyrën

Simpson, këshilltare kryesore gjyqësore për Rhode, tha se Hailey e bëri pavarësisht se dinte për të drejtat e kompanisë, sipas saj kjo që po bën Bieber dëmton biznesin e dy grave.

24 Qershor 2022, 13:02 Nga j.c
Hailey Bieber paditet për shkelje të markës tregtare pas
Hailey Bieber

MBRETËRIA E BASHKUAR- RHODE, një kompani 9-vjeçare e modës, ngriti një padi kundër Hailey Bieber për shkelje të markës tregtare pasi modelja debutoi një linjë për kujdesin e lëkurës me të njëjtin emër, që është edhe emri i saj i dytë. Modelja Hailey Bieber nxorri të treg së fundmi linjën e saj për kujdesin e lëkurës ‘Rhode’. Thuhet se ajo u përpoq të merrte në pronësi markën nga dyshja e dizajnit Purna Khatau dhe Phoebe Vickers në vitin 2018, por kur ato e refuzuan, ndërkohë që Bieber vazhdoi me lançimin e markës së saj këtë vit me emrin e njejtë.

Sipas People, bashkëthemeluesit e markës së veshjeve RHODE, Purna Khatau dhe Phoebe Vickers, ngritën padi kundër modeles, 25 vjeçe, në Gjykatën e Qarkut në SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut. Në dosje, Khatau thotë se ajo dhe Vickers e krijuan kompaninë në maj të vitit 2013 dhe që atëherë i janë përkushtuar rritjes dhe edukimit të markës RHODE përmes shumë sakrificave dhe vështirësive personale.

Tani konsiderohet një markë me reputacion e shitur në dyqanet luksoze, duke përfshirë Saks Fifth Avenue dhe Neiman Marcus dhe e veshur nga të famshëm si këngëtaret  Beyoncé , Rihanna dhe Mindy Kaling. RHODE pritet të fitojë 14.5 milionë dollarë këtë vit. T.Simpson, këshilltare kryesore gjyqësore në Rhode, tha se Hailey e bëri pavarësisht se e dinte për të drëejtat e kompanisë Rhode pasi sipas saj kjo që po bën Bieber dëmton biznesin e dy grave.

"Ajo e bëri këtë pavarësisht se dinte për Rhode dhe të drejtat e saj paraprake. Është një rrethanë fatkeqe. Natyrisht, ne e kuptojmë që Hailey dëshiron të përdorë emrin e saj për markën e saj, por ligji për këtë është i qartë. Nuk mund të krijoni këtë lloj konfuzioni të markës vetëm sepse dëshironi të përdorni emrin tuaj. Ajo që po bën zonja Bieber është dëmtimi i një biznesi të bashkëpronësisë së pakicës, të cilin dy gra e kanë ndërtuar me kujdes dhe e kanë rritur si markë globale”-tha ajo.

hailey bieber

Sondazh

Poll