Bota

Vrau me thikë bashkëshorten në Greqi, zbardhet dëshmia e 53-vjeçarit: Isha i dehur

53-vjeçari ka dëshmuar në polici se ka qenë i dehur në momentin që ka kryer krimi dhe ngjarja ka ndodhur në zënkë e sipër me 46-vjeçaren.

24 Qershor 2022, 13:23 Nga j.c
Vrau me thikë bashkëshorten në Greqi, zbardhet dëshmia e
53-vjeçari në Greqi

GREQI- Zbardhet dëshmia e parë e dhënë në polici nga 53-vjeçari që vrau me thikë bashkëshorten e tij në Koukaki, Greqi. Sipas Proto Thema, 53-vjeçari ka dëshmuar në polici se ka qenë i dehur në momentin që ka kryer krimi dhe ngjarja ka ndodhur në zënkë e sipër me 46-vjeçaren.

"Unë dhe Katerina ziheshim shpesh. Pak kohë më parë u largova nga shtëpia dhe mora me qira një apartament tjetër në zonë. Ditët e fundit jemi përpjekur të pajtohemi. U ktheva në shtëpi, por gjithçka shkoi keq. Kisha dalë më herët, piva dhe u ktheva në shtëpi. U grindëm sërish, mora thikën dhe e vrava”- tha ai para policëve që e morën në pyetje.

Pasi kreu krimin e rëndë ai më pas mori në telefon të birin dhe i tha "Shko në shtëpi se të kam vrarë nënën". Grupi i hetimit që po trajtojnë çështjen po mbledhin dëshmitë mbi jetën bashkëshortore të tyre. 

53-vjecari ne greqi

Sondazh

Poll