Bota

Tërmeti në Afganistan, rëndohet bilanci shkon në 1150 numri i viktimave 

10 mijë banesa ishin shkatërruar pjesërisht ose plotësisht në tërmetin që goditi pjesën lindore të vendit

24 Qershor 2022, 13:07 Nga d.d
Tërmeti në Afganistan, rëndohet bilanci shkon në 1150 numri
Pamje nga termeti ne Afganistani

AFGANISTAN- Autoritetet talibane në Afganistan njoftuan se kishin ndërprerë operacionet e kërkim shpëtimit pas tërmetit të 22 qershorit që goditi pjesën lindore të vendit, teksa numri i viktimave tashmë ka shkuar në 1150 persona.

Sipas mediave të huaja, Abdul ëahid Rayan, drejtori i agjencisë shtetërore të lajmeve ‘Bakhtar’ tha se numri i viktimave sipas raportit të fundit ka arritur në 1150 persona nga 1000 që ishin raportuar më parë, ndërsa të plagosurit janë të paktën 1600.

Muhammad Nassim Haqqani, zëdhënësi taliban i Ministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, tha se mbi 10 mijë banesa ishin shkatërruar pjesërisht ose plotësisht në tërmetin që goditi pjesën lindore të vendit, pranë kufirit me Pakistanin.

“Opercionet e shpëtimit kanë përfunduar”, deklaroi Haqqani, pa dhënë shpjegime të mëtejshme se përse po ndalonin operacionet e kërkim shpëtimit, vetëm 48 orë pas tërmett tragjik.

Tërmet i fuqishëm në Afganistan që ka rënën para dy ditën ishte lëkundje me magnitudë 5.59 epiqendra ishte 44 km nga qyteti i Khost.

termeti ne afganistan

Sondazh

Poll