Bota

Dy minorenët shitës droge kërcënojnë 14-vjeçarin dhe nënën e tij në Itali: Na jep lekët ose të vrasim ​​

Policia arrestoi dy djemtë në bazë të një dispozite të gjykatës për të mitur, e cila i urdhëroi ata të mbaheshin në paraburgim në komunitet, pasi akuzohen për zhvatje, trafik droge dhe armëmbajtje.

24 Qershor 2022, 12:06 Nga j.c
Dy minorenët shitës droge kërcënojnë 14-vjeçarin
Foto ilustruese

ITALI- Dy vëllezër, 14 dhe 15 vjeç janë arrestuar nga policia italiane pasi kanë bërë kërcënime dhe sulme të vazhdueshme ndaj bashkëmoshatari dhe nënës së tij. "Na jep paratë, përndryshe do të të vrasim djalin”. Ishte ky mesazhi që dy djemtë i dërgonin vazhdimisht nënës së një 14-vjeçari.

Sipas mediave italiane, gruaja ka deklaruar se njëherë dy vëllezërit i kishin shkuar në shtëpi duke i kërcënuar deri sa të merrnin 200 euro  të cilat pretendonin se 14-vjeçari ua kishte borxh. Dy të miturit i kishin thënë nënës së 14-vjeçarit se ai i blinte marijuanë nga ata.

Pas presionit, kërcënimeve përmes Whatsapp-it dhe  telefonatave, nëna iu drejtua policëve. Ata arrestuan dy djemtë në bazë të një dispozite të gjykatës për të mitur, e cila i urdhëroi ata të mbaheshin në paraburgim në komunitet, pasi akuzohen për zhvatje, trafik droge dhe armëmbajtje.

Sipas rikonstruktimit të ngjarjes, viktima ka qenë nën kërcënime të vazhdueshme, sidomos kërcënime për rrahje me qëllim kthimin e parave. Në atë moment ai iu drejtua nënës së tij, por pavarësisht kësaj, vëllezërit e mitur kanë këmbëngulur duke i thënë kësaj të fundit se nëse nuk do t’u shlyente borxhin, do ta kishin goditur me thikë djalin e saj.

arrestohet dy te mitur itali

Sondazh

Poll