Bota

VD- Publikohen pamjet e operacionit ku ndalohen dy të rinjtë në Itali, do kryenin sulme terroriste

Karabinierët e grupit operacional special (Ros), me mbështetjen e komandës provinciale të Trentos, të grupit special të ndërhyrjes (Gis), më 15 qershor arrestuan dy të dyshuarit. Më pas, gjyqtari për hetimet paraprake të Gjykatës së Roveretos urdhëroi arrestin shtëpiak të burrit më 18 qershor.

24 Qershor 2022, 12:27 Nga d.a.
VD- Publikohen pamjet e operacionit ku ndalohen dy të rinjtë në
Policia italiane

ITALI- Dy të rinj me të kaluar të pastër me origjinë nga Kosova, një burrë dhe një grua, dyshohet se janë trajnuar për të kryer akte terroriste dhe kanë planifikuar të kryejnë një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në emër të organizatës terroriste "Shteti Islamik" (IS).

Karabinierët e grupit operacional special (Ros), me mbështetjen e komandës provinciale të Trentos, të grupit special të ndërhyrjes (Gis), më 15 qershor arrestuan dy të dyshuarit. Më pas, gjyqtari për hetimet paraprake të Gjykatës së Roveretos urdhëroi arrestin shtëpiak të burrit më 18 qershor.

Të dy u hetuan për shoqërim me qëllim terrorizmi ose përmbysje të rendit demokratik, regjistrim dhe trajnim për qëllime terroriste, përfshirë ato ndërkombëtare. Gjyqtari për hetime paraprake ndaj burrit ka caktuar masën e paraburgimit me detyrim byzylykyn elektronik. Vendimi për aplikimin e masës së sigurimit është përcaktuar nga nevoja për të garantuar një rrugë de-radikalizimi të të dyshuarit, në të cilën familja e origjinës, e integruar në mënyrë të përkryer në strukturën shoqërore italiane.


Nga veprimet hetimore rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, të futur në kontekstin social të punës dhe studimit, prej kohësh kanë ndërmarrë një rrugë radikalizimi të bërë të mundur dhe efektive nga propaganda xhihadiste në internet. Pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të udhëtonin në Afrikë për t'iu bashkuar organizatës terroriste.

Gjatë operacionit u kryen një sërë kontrollesh të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike, prekursorë për prodhimin e mjeteve shpërthyese, të dorëzuara në Grupin e Hetimeve Shkencore për hetime teknike.

policia italiane terrorizem ne itali

Sondazh

Poll