Art&Argëtim

Sharon Stone rrëfen momente të vështira të jetës së saj: Kam humbur 9 fëmijë për shkak të abortit

Stone është nënë e 3 djemve Roan, 22, Laird, 17 dhe Quinn, 16 përmes birësimit

24 Qershor 2022, 11:26 Nga d.d

Sharon Stone rrëfen momente të vështira të jetës

Sharon Stone

SHBA-Aktorja Sharon Stone,  ka rrëfyer se ka humbur 9 fëmijë për shkak të abortit gjatë viteve. Sipas mediave të huaja 64-vjeçarja e cila është nënë e 3 djemve Roan, 22, Laird, 17 dhe Quinn, 16 përmes birësimit, është shprehur se të gjitha ato femra që kanë pësuar abort kanë nevojë për përkujdesje.

“Ne si femra nuk kemi një forum për të diskutuar atë që vjen pas kësaj humbje. Kam humbur nëntë fëmijë nga abortet. Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, nuk është diçka që duhet përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi. Duhet të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin aq shumë të nevojshëm për të cilin kemi nevojë”, ka shkruar Stone në faqe e saj të Instagramit.

Sharon Stone rrëfen momente të vështira të jetës

Sharon është një prind i vetëm, ajo ishte e martuar me Phil Bronstein nga 1998 në 2004 dhe Michael Greenberg nga 1984 në 1998. 

sharon stone

Sondazh

Poll