Art&Argëtim

Aktori Rege-Jean Page hedh poshtë thashethemet se po kthehet në sezonin e tretë të 'Bridgerton'

Pege-Jean Page postoi një foto të tij me ish-kolegun e tij Jonathan Bailey në shfaqjen e Armani-t në Milano, Itali.

24 Qershor 2022, 09:38 Nga j.c
Aktori Rege-Jean Page hedh poshtë thashethemet se po kthehet në
Rege-Jean Page

MBRETËRIA E BASHKUAR- Aktori Rege-Jean Page prej disa javësh është përfolur se ka nisur bisedimet me Netflix për t’u rikthyer për sezonin e tretë të shfaqjes “Bridgerton”. Page nuk ishte pjesë në sezonin e dytë të serialit në “Netflix”. Ai luajti në sezonin e parë rolin kryesor së bashku me aktoren Phoebe Dynevor.

Pas shumë aludimesh ai ka deklaruar për mes një postimi në Instagram se asnjëra nga ato që po fliten për rikthimin e tij janë të pavërteta. Sipas mediave të huaja, Rege-Jean Page postoi një foto të tij me ish-kolegun e tij Jonathan Bailey në shfaqjen e Armani-t në Milano, Itali.

Në mbishkrimin e njërës prej fotove në Instagram, ai shkroi se takimi i tyre nuk kishte të bënte me rikthimin e tij por ishte vetëm miqësorë.

“Jo, nuk do të kthehem në serial, gazetat e trilluan këtë lajm. Por ne patëm ritakimin më të mirë dhe më elegant që kap patur për një kohë të gjatë. Një kafe e shkëlqyer italiane dhe disa rreze dielli,”-tha Page.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Regé-Jean Page (@regejean)

Historia e dashurisë së Dukës së Hastings me Daphne Bridgerton (Phoebe Dynevor) u shënua si një serial hit në Netflix. Në sezonin e dytë qendra e vëmendjes ishte tek vëllai i Daphnes, Anthony Bridgerton (Jonathan Bailey) i cili nisi një romancë me Kate Sharma (Simone Ashley). Rege-Jean Page thuhet se është duke punua për një projekt tjetër me disa nga emrat e njohur si aktorët Ryan Gosling dhe Chris Evans.

rege-jean page daphne bridgerton bridgerton

Sondazh

Poll