Art&Argëtim

Fifi bën një deklaratë për të dashurin: Më fal që nuk jam rujt vetëm për ty

Që në fillim të lidhjes çifti ka shfaqur haptazi dashurinë e tyre

24 Qershor 2022, 10:45 Nga d.d
Fifi bën një deklaratë për të dashurin: Më fal
Filloreta Raçi, Adis Patushi

TIRANË-Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik Fifi, ka bërë një dedikim romantik në rrjetet sociale për të dashurin e saj Adis Patushi.

“Përtej dashnisë! S’jemi te parët në jetët tona, po një gjë e di ty do të dedikoj veten . M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di, për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime , dashnia që e kërkova për vite me rradhë. Të dua” ka shkruar Fifi postim në Instagram.

Që në fillim të lidhjes çifti ka shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj. Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, Fifi që i puth dorën të dashurit të saj. Pas këtij gjesti, të pranishmit e kanë brohuritur këngëtaren.

Dyshja janë lidhur pas daljes së Fifit nga shtëpija e " Big Brother VIP".

filloreta raçi adis patushi

Sondazh

Poll