Art&Argëtim

Mes spekulimeve se janë ndarë, Blero publikon këngën dedikuar Afronës

Dhe pse ende nuk ka një konfirmim nga ana e çiftit, kanë qenë detajet nga më të shumtat të cilat tregojnë se ata nuk janë më bashkë.

24 Qershor 2022, 10:30 Nga j.c
Mes spekulimeve se janë ndarë, Blero publikon këngën
Blero dhe Afrona Dika

KOSOVË- Këngëtari Blerim Muharremi i njohur ndryshe si Blero ka publikuar një projekt të ri muzikorë i titulluar ‘N’heshtje’. Fansat menjëherë kanë filluar të aludojnë se mos kjo këngë është dedikim për bashkëshorten e tij Afrona Dika.

Së fundmi çifti ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes së tyre. Dhe pse ende nuk ka një konfirmim nga ana e çiftit, kanë qenë detajet nga më të shumtat të cilat tregojnë se ata nuk janë më bashkë. Pak kohë më parë Blero nuk kishte asnjë foto në Instagramin e tij me bashkëshorten më pas dyshja ishin fshirë nga rrjetet sociale.

Mes spekulimeve se janë ndarë, Blero publikon këngën
Afrona Dika

I pyetur në dy intervistat e fundit, këngëtari nuk dha një përgjigje të saktë mbi lajmet që po qarkullonin. Këngëtari u shpreh se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga ‘Instagrami’ deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë. Afrona Dika ndërkohë dy dit më parë u vu re në një postim se kishte hequr unazën e martesës. Ky gjest u pa si një konfirmim për ndarjen e tyre.

afrona dika blero

Sondazh

Poll